Paris/ Truproja i Louis Vuitton shtyn dhe kap në shpulla djalin e vogël

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.10.2022, 23:31

Gjatë këtyre ditëve Parisi ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave pasi Java e Modës ishte zhvendosur në kryeqytetin francez. Markat më të njohura të modës prezantuan koleksionet e tyre në sfilatat që prodhuan shumë lajme e ngjarje.

Por edhe jashtë pasarelave ka patur ngjarje që kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Së fundmi në media dhe rrjete sociale po qarkullojnë disa pamje ku një roje sigurie godet me shuplakë një adoleshent në Louvre, ku Moët Hennessy Louis Vuitton(LVMH) mbajti pasarelën.

Të pranishmit në sfilatë kanë publikuar pamjet duke shkruar:

Sot, Le Louvre u mbyll plotësisht dhe u privatizua nga Bernard Arnault, miliarderi CEO i LVMH. Rojet e LVMH goditën një fëmijë 13-vjeçar. LVMH e hoqi videon. Por ne i kemi ende këto video.

Pasi qindra njerëz reaguan dhe dënuan dhunën e ushtruar nga truproja i LV, Louis Vuitton tha për mediat në një deklaratë:

Louis Vuitton dënon të gjitha format e dhunës dhe kërkon falje për këtë veprim të pafalshëm. Sapo u vumë në dijeni për këtë incident, u siguruam që agjenti i sigurisë të mos punonte më për Louis Vuitton dhe se masat e nevojshme do të zbatoheshin për të parandaluar çdo rishfaqje në të ardhmen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit