Prindërit e 8 fëmijëve: Ata meritojnë ushqime të nxehta në dimër, do ju japim edhe racionet tona

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.10.2022, 01:34

Një baba i 8 fëmijëve thotë se ai dhe gruaja e tij shtatzënë do të anashkalojnë vaktet e nxehta për veten këtë dimër që fëmijët e tyre të mund të hanë më shumë.

Mark Skelly, 50 vjeç, dhe gruaja e tij Sandy, 36 vjeç kanë frikë se çfarë do të ndodhë muajt e ardhshëm pasi si shumë familje të tjera në Britaninë e Madhe po përballen me krizën. Sandy përveçse është shtatzënë me fëmijën e nëntë, ajo po lufton edhe me kancerin agresiv të gjirit.

Kryefamiljari duke folur për mediat tha:

Për sa kohë që ne mund t'u japim fëmijëve vakte të ngrohta, unë dhe gruaja do t'i anashkalojmë ato dhe do të hamë thjesht një sanduiç, një bukë të thekur ose diçka tjetër. Fëmijët vijnë të parët, natyrisht.

Ai thotë se faturat e tyre të energjisë janë trefishuar që nga shkurti. Familja e tij ka kaluar nga shpenzimi i 25 £ për energji elektrike dhe 10 £ për gaz në javë, në 80 £ për energji elektrike dhe 25 £ për gaz.

50-vjeçari gjithashtu është detyruar të marrë pushim për t'u kujdesur për gruan e tij të sêmurë:

Zakonisht shpenzojmë 150 £ në javë për ushqim, por nuk mund ta bëjmë këtë tani. Ne do duhet të bëjmë pazare me kujdes dhe të reduktojmë disa blerje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit