Uragani në Florida s’kursen as super makinën, McLaren P1 përmbytet në mes të rrugës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.09.2022, 00:47

Ky është momenti kur një McLaren P1 krejt i ri me vlerë mbi 1 milion dollarë përmbytet nga ujërat e uraganit Ian në Florida.

Një burrë nga Florida, i quajtur Ernie ka publikuar pamjet e makinës së tij McLaren P1 që u përmbyt. Stuhia e shiut bëri që makina të dilte nga garazhi dhe të përfundonte në rrugën e mbuluar plot me ujë.

Të mërkurën në mbrëmje, Ernie ndau foto të lagjes së tij të shkatërruar nga uragani në Florida, ku rrugët ishin kthyer në lumenj. Garazhi i tij ku kishte parkuar McLaren P1 dhe Rolls Royce u përmbyt plotësisht dhe të dy automjetet u zhytën në ujë.

Ndërkohë një javë më parë ai postoi në Instagram makinën e re Mc Laren P1 duke treguar se ajo ishte “furnizimi” i tij për stuhinë që do i priste.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit