KMDLNj e këshillon SBAShK-un që ta ndërprejë grevën, dhe kërkon dorëheqjen e Nagavcit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.09.2022, 15:35

Këshilli për Mbrojtjen, të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNj), ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci dhe fajin për mosnisjen e mësimit ia ka atribuuar Qeverisë, për shkak të mungesë së dialogut, ndërkohë që SBAShK-ut i ka kërkuar që ta ndërperjë grevën, pasi çdo vazhdim i grevës dëmton reputacionin e sindikatës dhe është në kundërshtim me të drejtat e nxënësve.

Përmes një komunikate, KMDLNj ka thënë se e njeh të drejtën e grevës, si njërën ndër të drejtat e njeriut, ndërsa për Qeverinë Kurti ka thënë se nuk ka marrë ndonjë veprim për t’u arritur një marrëveshje.

“Qeveria e Kosovës ka qenë e paralajmëruar shumë muaj më parë për grevën mirëpo nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim për ta qetësuar situatën përmes një marrëveshjeje të negociuar dhe të pranuar nga dy palët, deri në një zgjidhje më të mirë, kur të krijohen kushtet dhe mundësitë”, thuhet në komunikatë, transmeton Klankosova.tv.

KMDLNj tha se në aspektin ligjor dhe të mandatit, greva e SBASHK-ut nuk mund të kundërshtohet e as të gjykohet.

Tutje KMDLNj kërkoi dorëheqjen e ministres së Arsimit, Arbëri Nagavci, pasi sipas tyre, ky institucion më shumë është angazhuar ta thyejë grevën përmes përçarjes, se që është angazhuar për një zgjidhje të mundshme.

“KMDLNj, në çdo reagim, edhe para fillimit të grevës, ka bërë thirrje publike palëve të bisedojnë kurse grevën e konsideron si masë të skajshme. Në këtë kontekst, KMDLNj mendon se nuk janë shfrytëzuar mundësitë parandaluese, në radhë të parë nga qeveria përkatësisht MASHT –i i cili, më shumë është angazhuar ta thyejë grevën përmes përçarjes, se që është angazhuar për një zgjidhje të mundshme. Për këtë arsye KMDLNj ka kërkuar dhe kërkon dorëheqjen e ministres së MASHT-it për shkak të mungesës së kapacitetit profesional për të menaxhuar MASHT–in dhe sidomos grevën, pas situatës së krijuar”.

“KMDLNj edhe më parë ka kërkuar të gjendet një zgjidhje për të ndërprerë grevën, qoftë përmes bisedimeve apo deklarimit të njëanshëm për ndërprerje të grevës. KMDLNj –ë, mendon se SBASHK–u e ka përmbyllur detyrimin, në këtë rast moral ndaj anëtarësisë mirëpo, çdo vazhdim i mëtutjeshëm i grevës do t’i dobësojë pozicionet e SBASHK-ut aq më parë që për dëmet e jashtëzakonshme që po i bëhet procesit arsimor, e tërë përgjegjësia po i adresohet SBASH –ut e që nuk është e vërtetë. Me stërzgjatjen e grevës e cila është edhe kundër parashikimeve të SBASHK–ut, janë krijuar të gjitha kushtet që SBASHK–u të tregojë një vullnet të njëanshëm (kur mungon vullneti i qeverisë) dhe të ndërprejë grevën. Nuk ka zgjidhje tjetër në këtë situatë! KMDLNj gjithnjë ka reaguar kundër linçimit publik të orkestruar ndaj SBASHK –ut dhe kryetarit, Rrahman Jasharaj si reagim nga pozita e të fortit e që është në kundërshtim të plotë me të drejtat e njeriut dhe praktikat e mira ndërkombëtare. Nëse qeveria e Kosovës ka qëndrim linçues ndaj SBASHK-ut, e kjo është e pakundërshtueshme, edhe SBASHK–u mbanë përgjegjësi faktike dhe konkrete për shkelje të drejtave të njeriut të nxënësve andaj duhet të ndërprejë me shkelje të këtyre të drejtave”.

“KMDLNj –ë pret dhe shpreson se greva e SBASHK-ut do të përfundojë shpejt dhe do të nisë procesi arsimor duke theksuar se në këtë rast SBASHK –u nuk do të jetë palë e humbur. Nëse këmbëngul të vazhdojë këtë grevë në këtë mënyrë atëherë, pa asnjë dyshim më së shumti do të humb SBASHK-u, përjashtuar nxënësit që, edhe deri më tani janë humbësit më të mëdhenj, pa fajin e tyre”.

Krejt në fund, KMDLNj tërhoqi vërejtjen edhe për grevën në komunën e Prishtinës, për të cilën tha se u shkakton shumë dëme qytetarëve të Prishtinës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit