E aktivizonte vetëm për penalltitë, Van Gal përjashton portierin nga kombëtarja e Holandës

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 23.09.2022, 16:19

Trajneri i kombëtares holandeze të futbollit, Luis Van Gal ka vendosur që të përjashtojë nga ekipit tulipan portierin Tim Krul, i cili njihet si një ekspert i penalltive.

Ai vendosi fillimisht të mos e përfshinte në listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet e Ligës së Kombeve gardianin e Norwichit, por i kishte kërkuar këtij të fundit që të bëhej pjesë e përfaqësueses për disa seanca të veçanta mbi pritjen e penalltive.

Një kërkesë që është refuzuar nga Krul dhe të cilën Van Gal e ka shoqëruar me përjashtimin përfundimtar të tij nga ekipi.

Van Gal tha:

Më telefonoi dhe më tha që nuk do të vijë. Unë e di që ai ka pritur më shumë se të gjithë penallti, është një mëkat, por për të nuk ka të ardhme në kombëtare, kjo është rrjedhojë e vendimit të tij. Unë gjithmonë kam menduar se një penallti edhe mund të stërvitet.

Kujtojmë që Van Gal aktivizoi Krulin para gjuajtjeve të penalltive në ndeshjen mes Holandës dhe Kosta Rikës në Botërorin 2014. Krul ishte protagonist në atë seri penalltish duke pritur 2 dhe duke kualifikuar Holandën në gjysmëfinalet e Botërorit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit