“Ndërrimi i foshnjes” në Gjinekologji, flet Ministri i Shëndetësisë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.09.2022, 16:21

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Rifat Latifi ka folur lidhur me incidentin e djeshëm në Gjinekologji me keqinformatën që i dha infermierja një prindi që nuk e dinte se gruaja e tij kishte lindur një foshnje të vdekur.

Ai u shpreh se e gjitha kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së komunikimit.

“Mua më kanë njoftuar menjëherë, e kam dëgjuar, e kam lexuar, e kam parë raportin, e kam parë komunikatën e ShSKUK-së, kam biseduar drejtpërdrejt me drejtorin e Gjinekologjisë. Ajo që ka ndodhur në Gjinekologji është fatkeqësi e madhe dhe është shkak i mungesës së komunikimit”, tha ai për Klankosovën.

Latifi u shpreh se kur në një operacion ka ndonjë komplikim, familja duhet lajmëruar menjëherë. “Po e marr anën personale kur unë kam qenë kirurg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, komunikimi me familjen është çështja më e rëndësishme që ne duhet ta bëjmë, e para kur dikush shkon në sallë të operacionit, kurrë nuk fillon operacioni menjëherë, ne kemi mënyra me komuniku me familjen, me thënë ‘tash po fillon operacioni’, nëse ka ndonjë komplikim të madh ne duhet ta lajmërojmë menjëherë familjen, kështuqë kjo është shumë fat i keq, një se fëmija ka vdekur për shkak të sëmundjeve, probleme që ka pasur, por pastaj është lënduar shumë familja me atë lajmë që është shumë i keq. Mua më vjen shumë keq për familjen edhe për ata personat që kanë qenë të involvuar, natyrisht që nuk e kanë bërë me qëllim, por neve na duhet të mësojmë diçka nga kjo, në mënyrë që të kemi “check point” se çka po bëjmë në çdo fazë”, u shpreh tutje Ministri i Shëndetësisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit