Organizata për të drejtat e kafshëve u bën thirrje grave: Hyni në grevë seksuale, mos ua jepni burrave nëse hanë mish

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23.09.2022, 16:06

Njerëzit kanë ngrënë mish që nga epoka parahistorike, teksa sipas studimeve të fundit ngrënia e shumë proteinave shtazore mund të jetë e dëmshme për shëndetin tonë.

Ndërkohë të mërkurën një organizatë për të drejtat e kafshëve deklaroi se gratë nuk duhet të bëjnë seks me burrat që hanë mish në formë proteste.

Një grevë seksuale ka shkaktuar zemërim në Gjermani e cila njihet si vendi ku burrat kanë një dashuri të madhe për salsiçe zgare dhe birrë.

PETA deklaroi se të gjitha gratë duhet të futen në grevë seksuale dhe mos ua japin burrave që konsumojnë mish nëse duan të shpëtojnë botën dhe kafshët e gjora.

Dega e PETA në Gjermani vuri në dukje kërkimin e bërë vitin e kaluar nga Plos One, një gazetë shkencore, ku shkruhej se burrat shkaktonin 41 % emetime të gazrave serrë më shumë se gratë për shkak se ata hanë më shumë mish.

PETA u kërkon burrave gjermanë të bëhen veganë për t’u siguruar fëmijëve të tyre një planet që ia vlen të jetosh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit