Gazeta austriake shkruan për Kosovën: Korbat, pëllumbat dhe Bill Clinton

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.09.2022, 17:07

"Kosova, shteti i ri ballkanik është ende një pikë boshe në hartën turistike". Kështu e nis artikullin kushtuar Kosovës gazeta e përditshme austriake Salzburger Nachrichten në të cilin mes tjerash ka përmendur korbat, pëllumbat e egër dhe shtatoren e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.

“Bill Clinton qëndroi aty dhe vështroi edhe një herë kah drejtimi ku kishte shumë sallone të thonjve dhe dyqane me këpucë shumë vezulluese dhe taka shumë të larta. Butiku Hillary 2 sapo po mbyllej, dyqanxhinjtë po shkonin drejt veturave të tyre të errëta të parkuara në trotuar përballë ndërtesës Raiffeisen Bank. Vinte erë qebapësh dhe benzine kur një pëllumb u ul mbi shtatoren e Bill Clinton”, shkruan gazeta austriake.

Gazeta austriake tregon se pse ish-presidenti amerikan është i rëndësishëm për shtetin e ri nga Ballkani.

“90 për qind e popullsisë janë myslimanë, gjysma e dy milionë banorëve janë më të rinj se 30 vjeç. Së paku në Prishtinë ka një bashkëjetesë jashtëzakonisht paqësore fetare, këtu jetojnë afro 1500 katolikë”.

Përveç popullsisë, në këtë shkrim përmendet edhe Prizreni si qytet i vjetër si dhe bukuria natyrore e grykës së Rugovës.

“Gryka e Rugovës afër Pejës është pothuajse 25 kilometra e gjatë, me rrugë për ngjitje dhe shtigje për ecje në distanca të gjata si ‘Majat e Ballkanit’, dhe është një nga grykat më të thella në Evropë”.

“Në daljen tjetër të grykës, rreth tre kilometra në perëndim të qendrës së Pejës, ndodhet Manastiri Patriarkal i Pejës. Aty, policia e Kosovës kontrollon me kujdes kartat e identitetit dhe fut shumë të dhëna në libra të trashë para se vizitorët të lejohen të shohin afreskat e mëdha të punuara në muret e manastirit – një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Mes tjerash në këtë artikull thuhet se trupat e OKB-së janë ende në Kosovë dhe kontrollojnë zonat në kufirin kosovaro-serb në veri dhe disa zona ku jetojnë serbët. E nuk mungojnë as përshkrime për tregjet kosovare, "me thasë të mëdhenj me speca jeshilë, të verdhë dhe të kuq".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit