Po luante PlayStation në dhomën e tij/ 33-vjeçari goditet nga rrufeja, fatmirësisht mbijeton

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23.09.2022, 14:57

Aidan Rowan, 33 vjeç, po luante Stray' në PlayStation kur u godit nga rrufeja në shtëpinë e tij.

I riu u dërgua me urgjencë në spital, ndërsa fatmirësisht u mbijetoi plagëve të marra nga rrufeja.

“Unë isha në divan duke luajtur një lojë në PlayStation dhe jashtë gjëmonte. Dëgjova bubullima dhe më pas një nxehtësi të madhe në krahun tim të djathtë ku tani ka djegie. U desh rreth një minutë për t’u rikthyer në vete, u ndjeva shumë, shumë i hutuar.”

Pasi u godit nga rrufeja, ai u dërgua me urgjencë në spital nga bashkëshortja e tij, ku iu dha ndihma e parë dhe pas disa orësh doli nga spitali.

Aidan Rowan, 33 vjeç mori shumë plagë në krahun e majtë dhe një djegie në dorën e djathtë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit