U godit me shishe lojtari i Partizanit, vjen dënimi për klubin e Kukësit

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 23.09.2022, 13:35

Ngjarja në ndeshjen e fundjavës që shkoi mes Kukësit dhe Partizanit, e luajtur në Kukës, ku u godit lojtari i Partizanit me shishe uji nga tifozët e Kukësit, nuk ka kaluar pa pasoja.

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka bërë me dije vendimet e saj për këtë javë futbollistike në Kategorinë Superiore.

Kukësi për këtë sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, dënohet me gjobë në masën 100.000 lekë dhe zhvillimin e 4 ndeshjeve pa spektatorë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit