Arsovska: Nuk kam pasur kontakte me Slavevski dhe Mickoskin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.09.2022, 12:00

Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, deklarohet se nuk ka pasur kontakte me kryetarin e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Trajko Slavevski dhe liderin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoskin.

Ajo theksoi se nuk mendon se komunikimi i tyre është kyç për realizimin e projekteve që janë në interes të qytetarëve,deklaron në emisionin “click plus”. Ajo theksoi se e ka ndjekur Hristijan Mickoskin, para një jave, duke shtuar se Mickoski i njihte shumë mirë shumat për tenderin e Ujësjellësit dhe Bankës Evropiane për Investime në vlerë mbi 130 milionë euro, të cilat ishin konfidenciale.

“Ne pamë këtu, pikërisht në emisionin tuaj që Hristjan Mickoski i njehte mirë të gjitha procedurat e tenderëve, me të gjitha shumat dhe gjithçka që ndodhte atje. Mendoj se është një tregues serioz i asaj që ka ndodhur në ata tenderë”, thotë Arsovska.

Ajo shton se posa dikush nga jashtë mund të jetë aq mirë i informuar për diçka që cilësohet si konfidenciale, ajo beson se autoritetet në Maqedoni do të kenë se me çfarë të merren në periudhën e ardhshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit