Sondazhi/ Barcelona vendi ideal për beqarët, në Tiranë mezi gjen dashurinë e jetës

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23.09.2022, 10:21

Të gjesh dashurinë e jetës është bërë tejet e vështirë për shumicën e të rinjve në Shqipëri dhe kjo ndikuar nga shumë faktorë.

Ndërkohë sipas një sondazhi të kryer në internet Tirana cilësohet si qyteti i fundit në Europë ku të rinjtë mund të gjejnë dashurinë e jetës së tyre.

Sipas sondazhit në vend të parë është Barcelona e cila u emërua si vendi numër një për romancë.

E cilësuar si “Meka e beqarëve”, Londra u rendit e dyta.

Ndërsa Berlini, ku 51 % e popullsisë janë beqarë, rendit i treti duke u cilësuar si vendi perfekt “për qëndrimin e hapur ndaj seksit dhe marrëdhënieve”.

Sipas sondazhit Tirana është vendi më pak i mundshëm për të gjetur dashurinë. Antwerp në Belgjikë zuri vendin e 49-të dhe Zagrebi në Kroaci, i 47-ti.

Studimi analizoi të dhëna nga aplikacionet “dating” dhe mendimet e atyre që jetojnë në qytetet përkatëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit