Olivier Giroud shënon me Francën dhe thyen rekord historik

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 23.09.2022, 08:52

Sulmuesi i Milanit, Olivier Giroud po kalon një formë fantastike si me kampionët e Italisë, ashtu edhe me "gjelat".

Mbrëmjen e djeshme ai është bërë golashënuesi më i vjetër në histori të kombëtares franceze. Franca arriti fitoren e parë 2-0, në edicionin e ri të Ligës së Kombeve ndaj Austrisë.

Golashënues në atë takim ishin Kylian Mbappe dhe Olivier Giroud. Sulmuesi i Milanit, shënoi në minutën e 65` dhe theu një rekord me kombëtaren e tij.

Ai me 35 vjet e 357 ditë, u bë golashënuesi më i vjetër i skuadrës së Francës. Në këtë statistikë e ka kaluar Roger Marchen, që kishte shënuar gol me 35 vjet e 287 ditë kundër Spanjës, në dhjetor të vitit 1959

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit