Arrestohet shqiptari në Gjermani, kishte planifikuar sulm me bombë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23.09.2022, 07:49

Autoritetet në Gjermani kanë arestuar një shqiptar.

Ky i fundit u kap në Iserlohn, Republika Nordrhein Westfallen.

Shqiptari nga Kosova me shtetësi gjermane Etrit P., 16-vjeç mbështetës i milicisë xhihadiste, dyshohet se kishte planifikuar një sulm me bombë.

Etrit P. pasi u frikësua se planet e tij mund të prisheshin, ai sulmoi me thikë policinë.

I riu dyshohet për mbështetje të një organizate terroriste jashtë vendit dhe për përgatitjen e një akti të rëndë dhune të rrezikshme për shtetin.

Nën ndikimin e një mbështetësi të IS-it, i cili po përhapte materiale propagandistike përmes një shërbimi të mesazheve, ai kishte planifikuar një sulm me bombë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit