’Dashuria’ për SpongeBob fundos hajdutin serial, çorapet dhe pantallonat e shkurtra e nxjerrin zbuluar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.09.2022, 23:40

Shpeshherë kriminelët bëjnë disa përpjekje për t'u maskuar e për t'i shmangur kapjes. Por një kriminel në SHBA që donte të shfaqte dashurinë e tij për SpongeBob edhe gjatë vjedhjeve e pësoi keq në fund.

Edward Price, i njohur edhe si 'Smacc Man' i fiksuar pas SpongeBob arriti të kapej nga policia vetëm prej pantallonave të shkurta dhe çorapeve që vishte me figurat e SpongeBob.

Policia në Tulsa, Oklahoma arrestoi kriminelin në fjalë më 16 shtator pasi dyshohet se ka kryer vjedhje të shumta në një kompleks apartamentesh.

Departamenti i Policisë Tulsa tha se pesë grabitje të veçanta ishin raportuar në kompleksin e apartamenteve që nga korriku. Ata vunë në dukje se autori thyente bravën e derës e më pas futej brenda e vidhte pajisje elektronike, televizorë dhe armë nga çdo shtëpi.

Policia zbuloi se në disa nga këto grabitje autori u pa i veshur me pantallona të shkurtra dhe çorape me SpongeBob. Por jo vetëm kaq pasi, autori vendosi të shiste sendet e vjedhura “online” dhe në fotot që kishte postuar dalloheshin të njëjtat pantallona të shkurtra dhe çorape me SpongeBob.

Pas këtij zbulimi, Departamenti i Policisë Tulsa lëshoi një urdhër kontrolli për banesën e autorit të dyshuar. Gjatë kontrollit, detektivët gjetën veshjet me SpongeBob në lavatriçen e burrit.

Krahas kësaj, detektivët gjetën televizorë të shumtë, telefona celularë, iPad, tablet, armë, municione dhe shumë pajisje elektronike që i kishte vjedhur nga apartamentet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit