Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kërkon luks, blen pa garë 5 fuoristrada të 2022 tek Dulaku

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 22.09.2022, 22:18

Një tjetër skandal mund të cilësohet tenderi i radhës që po ju paraqesim. Kësaj here bëhet fjalë për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve e cila në vend që të sigurojë kushtet minimale të nevojshme për ata që vuajnë dënimet, shkon e shpërdoron mbi 200 milionë lekë për të blerë fuoristrada të vitit 2022.

Admir Abrija, kreu i këtij institucioni duket se nuk i ka bërë përshtypje fare fakti që ka patur të bëjë me një tender në mungesë totale të konkurrencës dhe ka shpallur fituese firmën ALBANIA MOTOR COMPANY në pronësi të vëllezërve Dulaku.

Më konkretisht bëhet fjalë për procedurën e prokurimit që mban numrin e referencës REF-37081-07-25-2022 dhe ka si objekt “Blerje automjete te reja te tipit fuoristrada”.

Fondi limit është 17,980,349 lekë të reja pa TVSH ose rreth 215 milionë lekë të vjetra me TVSH. Nuk kuptohet se përse kësaj drejtorie i nevojiten 5 fuoristrada, dhe akoma më e pakuptueshme është se përse nevojiten të pesta prodhim i vitit 2022?

Në një kohë kur vendi kalon një krizë ekonomike a nuk mund të merreshin makina më të vjetra dhe pak të përdorura? Apo Admiri dhe kolegët e tij preferojnë kushtet maksimale?

Gjithsesi përtej kësaj, tenderi ka mungesë konkurrence pasi në të ka marrë pjesë vetëm kompania fituese, përkatësisht ALBANIA MOTOR COMPANY e cila ka ofruar shifrën prej 17,665,000 lekësh të reja pa TVSH ose rreth 212 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Shihet gjithashtu se oferta fituese është thuajse identike me fondin limit, përkatësisht sa 98.24% e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit