Mourinho drejt largimit nga Roma, gati të marrë drejtimin e kombëtares së njohur

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 22.09.2022, 21:44

Aventura e Jose Mourinhos te Roma nuk po duket dhe aq e qëndrueshme, teksa vijon të ketë ulje-ngritjet e saj.

Tekniku 59-vjeçar mund ta mbyllë marrëveshjen e tij me kryeqytetasit italianë dhe duket se ai është gati të marri në drejtim një kombëtareje.

Bëhet fjalë për Portugalinë. “Corriere dello Sport” shkruan se Murinho mund të vihet në krye të kombëtares luzitane pas Botërorit 2022.

Nuk dihet ende nëse Fernando Santos do të vazhdojë të jetë ende pjesë e Portugalisë pas Kupës së Botës së Katarit.

Mediat shkruajnë se aventurës së tij po i vjen fundi dhe është e mundur që “Special one” ta marrë këtë detyrë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit