Niko Peleshi nuk i ndal tenderat e dyshimtë, 1 miliardë lekë për ndërtim deposh

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 22.09.2022, 21:42

Niko Peleshi, ministri aktual i mbrojtjes, duket se ka filluar “rëndshëm” kohët e fundit që të merret me tenderat. Nuk bëhet fjalë për tendera të zakonshëm por për tendera që janë dukshëm të dyshimtë. Jo thjesht prej vlerës së lart në nivel miliardash por edhe sepse të paktën 3 firma kanë dhënë oferta më të ulëta se kompania fituese.

Bëhet fjalë për procedurën e prokurimit që mban numrin e referencës REF-35039-06-30-2022 dhe ka si objekt “Ndërtim grup-depo për pajisjet e Kërkim-Shpëtimit, në Repartin Ushtarak nr. 4030, Ferraj, Tiranë”.

Shikohet se fondi lmit i procedurës është 92,574,706 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1.1 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Nga dokumentacioni përkatës i tenderit zbulohet se në të kanë marrë pjesë 5 firma, nga të cilat 3 kanë ofruar vlera më të vogla se sa fituesi. Peleshi i ka dhënë tenderin firmës ED KONSTRUKSION në pronësi të Alfred, Eduart, Ramadan dhe Jorgjie Ibrahimi.

Oferta e dhënë prej tyre është 89,000,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1 miliardë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Por ndërkohë 3 kompani të tjera kanë ofruar më pak, ku diferenca mes ofertës më të ulët krahasuar me fituesin është plot 240 milionë lekë të vjetra me TVSH. Kjo diferencë kuptohet që nuk është e pakonsiderueshme dhe në rastin më të mirë do të cilësohej si humbje e pastër në dëm të shtetit.

Megjithatë duket se Niko dhe ministria e tij nuk e kanë menduar aspak kështu dhe kanë shpallur fituesë firmën ED KONSTRUKSION. Vlera e ofruar prej tyre është gjithashtu thuajse e njëjtë me vlerën e fondit limit, përkatësisht sa 96.13%. Të gjitha sa më sipër rrisin dyshimet se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit