“Fatkeqësia e tij ishin kushërinjtë”, mamaja e Erjon Xhenjes apel shtetit: Ndihemi të pambrojtur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.09.2022, 21:06

Pak ditë më parë në Shkodër u vra brenda një lokali 19-vjeçari Erjon Xhenje. Mamaja e të riut, Elvira Xhenje në një letër publike i ka kërkuar shtetit që të marrë në mbrojtje familjen e saj pasi ndihen të pambrojtur.

Mamaja e të riut shprehet se fatkeqësia e djalit të saj ishte se kishte kushërinj me precedentë penalë. Ajo thotë se djali i saj nuk kishte lidhje me ato që u thanë pas vdekjes së tij.

Më tej ajo shton se Erjoni ishte student fizioterapie, me vlera dhe angazhime në jetën personale dhe shoqërore.

Letra e saj:

Jam Elvira Xhenje, nena e te ndjerit Erjon Xhenje ,te riut qe u vra ne Shkoder me dt 18 ,09,2022.Vrasja e djalit tone ka qene nje tronditje e madhe per familjen tone ,por jo vetem.Dhimbjen per djalin tim e kam pare ne syte e gjithe prinderve qe ne syte e mi kane pare veten e tyre,sesi nje femije te pafajshem i merret jeta me pa te drejte.Dhimbjen per Erjonin e kam pare ne syte e te rinjve qe e kuptojne sesa e pasigurte dhe e pa vlere eshte jeta ne Shqiperi .Fatkeqesia e djalit tim ishte se kusherinjte e tij jane me precedente penale.Ky fakt i dha te drejten dores kriminale qe tia marre pa meshire jeten djalit tim.Ky fakt i dha te drejte portaleve qe ta godasin per here te dyte Erjonin duke cenu dinjitetin e tij me informacione te paverteta dhe duke trazu shpirtrat e familjareve serish.Erjon Xhenje ka qene student i deges fizioterapi.Ka qene nje i ri me angazhime ne jeten personale dhe shoqerore.Erjoni eshte eduku me vlera dhe i ka manifestu ne familje dhe ne rrethin e tij te paster shoqeror.Kerkoj nga shteti drejtesi per djalin tim.Kerkoj gjithashtu qe familja ime te merret ne mbrojtje pasi ndihemi te pambrojtur.Erjoni ka qene nje djale besimtar.Jam e sigurte qe ai eshte lule ne xhenet.Allahu e paste ne mbrojtje pasi ne kete jete ka padrejtesi .

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit