Kinezët klonojnë ujkun polar dhe e quajnë “Maya”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.09.2022, 20:33

Një kompani kineze me bazë në Pekin ka klonuar me sukses një ujk Arktik, një proces që mund të ndihmojë në ruajtjen e specieve të rrezikuara.

Sinogene Biotechnology(emri i kompanisë) zbuloi ujkun e quajtur Maya njëqind ditë pasi lindi më 10 qershor. Ky ujk u krijua përmes së njëjtës teknikë si delja “Dolly” e cila u klonua në Skoci në 1996.

Zhao Jianping, zëvendës Menaxheri i Përgjithshëm i Sinogene tha:

Ujku i sapolindur ka të njëjtin gjenom si ujku origjinal, por ujku i klonuar nuk ka jetuar me ujqër të tjerë, por me një qen.

Ujqërit e Arktikut, të njohur edhe si "ujqërit polarë" ose "ujqërit e bardhë", nuk janë të rrezikuar si racat e tjera të ujqërve, sepse ata jetojnë të izoluar dhe njerëzit ende nuk e kanë kërcënuar habitatin e tyre. Kompania gjenetike që qëndron pas projektit dëshiron të hulumtojë se si të ruajë kafshët më të rrezikuara sesa lloji i Maya-s.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit