Komuna e Tetovës e pret ndihmën e Qeverisë për dëmet nga vërshimet

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.09.2022, 20:04

Komisioni për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë elementare natyrore është themeluar në seancën e ditës së enjte të Këshillit të Komunës së Tetovës. Ky komision edhe njëherë do t’i drejtohet Qeverisë për të dëmshpërblyer dëmet nga vërshimet që u shkaktuan nga reshjet e shiut këtë vit në Tetovë.

Nëse Qeveria sërish nuk ndihmon, atëherë në Këshillin e komunës do të kërkohet që të miratohet buxhet me çka pjesërisht do të dëmshpërblehen banorët që kanë patur dëme. Kështu tha kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, lidhur me dëmet që janë shkaktuar nga vërshimet dhe kompensimin e tyre. Në ndërkohë, ai informoi se Komuna e Tetovës vazhdon të marrë masa për parandalimin e fatkeqësive.

Sipas tij, në këtë drejtim janë identifikuar disa pika kritike dhe është gati projekti që ka të bëjë me sanimin e problemit që paraqitet në pjesën tek kazerma dhe tek Lagjja Tetovarja. “Aty planifikohet të ndërtohet infrastrukturë e kanalizimit atmosferik në një gjatësi prej 1 kilometra nga kazerma e deri tek nënkalimi i hekurudhës, sepse fatkeqësisht me objektet që janë ndërtuar në atë pjesë, është dëmtuar kanalizimi që ka qenë atmosferik dhe për momentin – kanalizimi atmosferik në atë lagje futet në kanalizimin fekal dhe prandaj kemi situata ku i tërë uji rikthehet nëpër bodrume”, deklaroi Kasami.

Kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, tha se gjithashtu edhe në pikat tjera kritike që janë identifikuar si në pjesën e stacionit hekurudhor dhe në hyrje të qytetit, janë duke u përpiluar projekte dhe në fazën tjetër do të fillohet edhe me realizimin e projekteve. “Gjithashtu, intervenohet edhe në pjesën e rrugës 172, ku vihen puseta më të mëdha që të mund të pastrohet ai gyp, sepse investimi që është bërë atje – është joadekuat dhe ne derisa të bëjmë projekt të ri, për të gjetur një zgjidhje afatgjate, kemi instaluar disa puseta që të mund të pastrojmë gjithmonë kur zihet i njëjti”, nënvizoi Kasami,raporton koha. Kryetari i tetovës u shpreh se përpilimi i projekteve do të merr kohë dhe ka kosto dhe nuk mund të pritet që për një kohë të shkurtër, të ketë realizim të këtyre projekteve. Sipas tij, momentalisht bëhen vetëm intervenime aty ku paraqitet situata më kritike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit