Biznesnezet nuk janë të kënaqur me tarifat e paralajmëruara

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.09.2022, 18:59

Blloku i tarifave për energjinë e konsumuar në kompanitë, të cilat do të llogariteshin sipas parimit – kush shpenzon më shumë, paguan më shumë, nuk do të jenë të dobishme as për kompanitë dhe as për ekonominë. Ky është qëndrimi i Konfederatës së Biznesit të Maqedonisë.

Kreu i kësaj shoqate biznesi, Mile Boshkov thotë se ka ardhur koha që shteti të marrë masa konkrete, sepse një numër i madh i kompanive të vogla dhe të mesme nuk do të mund të mbijetonin pa ndihmën e qeverisë.

“Duhet të shkojmë ato masa të shpejta, që mund të japin efekte të menjëhershme, mundësi për të përfshirë përllogaritjet për uljen e kostove të energjisë elektrike, në fushën e përjashtimeve nga taksat, në bllok dotacione të energjisë, lehtësimin e aktiviteteve në fushën e tregtimit të energjisë elektrike”, deklaroi Mile Boshkov, Kryetar i Konfederatës së Biznesit.

Kryetari i Komisionit Rregullator Energjetik, Marko Bislimovski, në Magazinën Ekonomike deklaroi se janë duke u përgatitur edhe bllok tarifat për kompanitë. Në periudhën në vijim, ekspertët duhet të vendosin se sa tarifa të tilla do të jenë, në çfarë niveli do të jenë dhe me çfarë çmimi do të tarifohen.

“Ajo që është e rëndësishme dhe që dua të them ekskluzivisht në emisionin tuaj, se së bashku me Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike, teksa punuam për vendosjen e tarifave të bllokut për familjet, filluam analizat fillestare për mundësinë e futjes së blloqeve edhe për konsumatorët e vegjël. Qëllimi është zbutja e goditjes nga çmimet e larta”, tha Marko Bislimovski, kryetar i KRRE-së,raporton alsat.Ndryshe, biznesi është në pritje të marrëveshjes ndërmjet grupeve punuese të Maqedonisë dhe Bullgarisë, për çmimin e rrymës, e cila do të importohej prej andej. Bullgaria është një eksportues i madh i energjisë elektrike, domethënë eksporton më shumë se sa konsumon vendi në një vit të tërë.

Por, problemi tani për tani është çmimi. Rregullat evropiane thonë se rryma duhet të shitet në bursë, ku çmimi është rreth 400 euro për megavat orë, por biznesit në Maqedoni nuk i konvenon çmimi mbi 200 euro.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit