Identifikohet vrasësi i 19-vjeçarit në Shkodër, i vranë babain pak ditë më parë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.09.2022, 18:42

Është identifikuar autori i vrasjes së 19-vjeçarit Erjon Xhenje në Shkodër pak ditë më parë.

Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se autor i kësaj ngjarje kriminale është Bajram Çekorja, të cilit i vranë babain pak ditë më parë.

Në lidhje me vrasjen e 19-vjeçarit në Shkodër janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë. Ka dyshime se vrasja e 19-vjeçarit Erjon Xhenje mund të ketë lidhje me ngjarje të tjera kriminale që kanë ndodhur së fundmi në Shkodër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit