Çmimi i biletës do rritet 70-80 lekë? Shoqata e Transportit: Po rrisim pagat e punonjësve se nuk kemi staf

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.09.2022, 18:06

Shoqata e Transportit Publik po kërkon që çmimi i biletës të dyfishohet e të shkojë 70-80 lekë pasi po hasin vështirësi në përballimin e krizës.

Ata thonë se nëse qeveria nuk i subvencionon, rritja e çmimit të biletës do të jetë e vetmja mënyrë që të mund t’i ndihmojë që të mos ndërpresin shërbimin

Kryetari i Shoqatës së Transportit Publik, Dashnor Memaj duke folur për mediat ka deklaruar se ka një disblanacë midis çmimit të rritur të naftës dhe asaj të biletës urbane, e cila ka mbetur në vendnumëro që prej disa vitesh.

Ndërkohë Kostandin Foni, anëtar i Shoqatës së Transportit Publik gjatë një emisioni televiziv ka deklaruar se dyfishimi i çmimit është një propozim që aplikohet nëse qeveria ndërpret subvencionimin.

Ka qenë si propozim nëse institucionet vendore dhe qendrore nuk marrin parasysh kërkesat e mëparshme. Duke mos marrë parasysh këto, ka qenë një propozim për rritjen e çmimit. Por kjo nuk bëhet nga ana e jonë, por nga ministria e Transportit.

Ndërkohë i pyetur për dyfishimin e çmimit të biletës ai tha:

Është rritur çdo produkt, që nga mirëmbajtja e mjeteve. Ka ndikuar edhe rritja e pagave të stafit të këtij sektori. Një rritje e konsiderueshme, pasi kemi një mungesë të theksuar për shoferë, fatorino e me radhë. Po japim të gjitha mundësitë që stafi mos të largohet nga ky sektor dhe Shqipëria.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit