3 kulla gjigante tek ish-UET/ Pronar Orest Sota dhe deputeti i PS Laert Duraj me paratë që zhvati si Drejtor tek Posta Shqiptare

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 23.09.2022, 11:04

Tre kulla gjigante me 292 apartamente banimi e 30 zyra do të ndërtohen në truallin e ish-UET.

Çdokujt që kalon në zonën e populluar i ka rënë në sy projekti gjigant i projektuar nga qeveria nën emrin e deputetit të PS Laert Duraj dhe ortakut të tij Orest Sota.

30-vjeçari cilësohet si një nga personat më të pasur në vend. Emri i tij u lakua pasi u kap me 800 Mijë Euro cash në makinë dhe dy patenta skafi të Saimir Tahirit, gjatë një kontrolli policor.

Sota është biznesmen dhe pronar i kompanisë së ndërtimit "Eco Construction & Partners”. Rikujtojmë se ai i bleu kompani e birrës vëllait dhe babait të Alqi Bllakos, "ALNED 91”, për vlerën 100 mijë lekë të vjetra.

Universiteti në pronësi tashmë të vëllait të tij arkitekt Rudin Durajt me 51% të aksioneve, u zhvendos nga vendi historik tek ish-Porcelani, teksa trualli tek Bulevardi Gjergj Fishta do të kthehet në kulla për përfitim të ish-Drejtorit të Postës me lejen e Erion Veliajt dhe Edi Ramës dhe projeksion të vëllait të tij arkitekt.

Qeveria ka miratuar VKM nr. 699, datë 26.08.2015, me status “Kolegj Universitar 2 vjeçar”, ku 4210 m2 tek ish-Porcelani ku gjendet UET sot, ia ka dhënë në përdorim Durajt për 99 vite si motiv i nxitjes së arsimit profesional.

Laert Duraj do i ndërtojë 3 kullat me 22 kate me paratë që ka zhvatur ndër vite si Drejtor tek Posta Shqiptare, për të cilën nuk u vu kurrë nën hetim nga SPAK.

Raporti i përbashkët i SHISH dhe AntiKrimit Ekonomiko-Financiar i është dërguar Drejtorisë së Parandalim-Pastrimit të Parave dhe BSH i ka hequr licencën Postës Shqiptare.

Para të qarkulluara ilegalisht nëpërmjet Postës rezultojnë 300 MLN €.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit