Shkëmbim me Leaon, Armando Broja gjithnjë e më pranë Milanit

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 22.09.2022, 17:42

Armando Broja po përflitet për një transferim të bujshëm te Milani. Kuqezinjtë po shohin sulmuesin shqiptar si një alternativë afatgjatë për të ardhmen, por afrimi i tij nuk është i thjeshtë.

Çmimi që Çelsi i ka vënë lojtarit, është 35 milionë euro, që vlerësohet si shumë i lartë për të tentuar një futbollist i cili për momentin nuk ka një minutazh të lartë me blutë. Megjithatë, kjo shifër mund të mos paguhet nëse rrugëtimin e kundërt e bën një futbollist i Milanit.

Mediat italiane theksojnë se emri i Brojës mund të bëhet pjesë e marrëveshjes për të transferuar në Londër një lojtar të cilin blutë shohin me shumë interes prej kohësh, Rafael Leaon.

Zërat për një transferim të mundshëm u shtuan gjatë verës pro pastaj Çelsi nuk bëri një lëvizje konkrete për futbollistin, duke mbetur gjithsesi e interesuar për portugezin.

Nëse klubi londinez do të hidhet përsëri në garë për të, në janar apo në verën e ardhshme, mendohet që emri i Brojës të jetë i përfshirë në bisedime.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit