Magjia e iPhone 14 mbërrin në One Telecommunications!

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 22.09.2022, 16:55

Me datë 23 shtator 2022 ju ftojmë të eksploroni nga afër telefonin smart më të kërkuar në botë, iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max. Duke nisur nga kjo datë, One Telecommunications nis zyrtarisht shitjen në të gjithë rrjetin e dyqaneve, si rishitës i autorizuar nga Apple.

Mos mungoni në eventin e prezantimit nga afër me telefonin e ri, iPhone 14, përgjatë gjithë ditës së premte, më 23 shtator, tek dyqani ONE Myslym Shyri.

Ejani dhe përjetoni nga afër zhvillimet më të avancuara teknologjike të një smartphone; provoni kameran fantastike 48 MP, me super zoom dhe me ndjeshmëri shumë më të lartë për foto edhe më të mira në dritë të ulët; përjetoni performancën e procesorit A16 Bionic, një revolucion në teknologjinë e telefonave smart që mundëson më shumë jetëgjatësi të baterisë; shihni nga afër ekranin 21% më të madh, me super retina XDR; provoni të xhironi një video në lëvizje, për të parë optimizimin e stabilitetit të subjektit që vendosni në fokus dhe më e rëndësishmja, nxitoni që të jeni JU të parët që do ta bëni tuajin, me çmimet më të mira, në dyqanet One Telecommunications.

Për klientët ONE japim mundësinë që ta kombinojnë edhe me planet ULTRA Unlimited për ta blerë përmes pagesave mujore.

Për të gjithë klientët që do të blejnë gjatë ditës së nesërme një prej modeleve iPhone 14 tek dyqanet ONE, do të përfitojnë edhe karikuesin origjinal Apple falas (kutia iPhone nuk përmban karikues).

Dita e nesërme është festë dedikuar telefonit smart më të famshëm në botë, ejani edhe ju të bëheni pjesë e kësaj feste.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit