Mori ryshfet dhe ndihmoi aktivitete kriminale, ish-ministri i Drejtësisë në Kinë dënohet me vdekje

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 22.09.2022, 16:57

Janë të shumtë ato raste ku njerëz me pushtet në qeveri vjedhin popullin apo marrin ryshfet dhe ndihmojnë aktivitete kriminale, por janë të pakta rastet ku këto persona marrin dënimin e merituar.

Në Kinë, ish-ministri i Drejtësisë i cili akuzohet për marrje të ryshfetit dhe po ashtu se ka ndihmuar aktivitetet kriminale, përfshirë këtu edhe fshehjen e aktiviteteve kriminale të vëllait të tij, do të dënohet me vdekje për këtë krim.

Ekzekutimi i vendimit nuk do të bëhet për dy vjetët e ardhshme, teksa Fu Zhenghua është zyrtari i radhës i lartë që është ndëshkuar për korrupsion.

67-vjeçari është deklaruar fajtor se ka abuzuar me pushtet si në rolin e ministrit ashtu edhe sa ishte kryepolic në kryeqendër të Kinës, Pekin, nga vitet 2005 deri më 2021.

Fu në shkëmbim ka marrë para dhe prona në vlerë totale 16.5 milionë dollarë, shkroi në korrik gazeta kineze “China Daily”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit