Qeveria jep me koncesion 2 MILIARD LEKË certifikatën e fiskalizimit

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 22.09.2022, 14:40

Nëpërmjet një VKM-je të miratuar në fillim të muajit shtator, qeveria ka planifikuar një koncesion të ri.

Autoriteti Kontrator për koncesionin e tipit PPP (Partneritet Publik Privat) "Për ofrimin e shërbimeve të infrastrukturës së çelësave publikë (PKI) është ministria e Ekonomisë dhe Financave.

Vlera e këtij koncesioni është mbi 2 MILIARD LEKË dhe burimi i të ardhurave është Buxheti i Shtetit.

Qëllimi i këtij koncesioni është prodhimi i certifikatave elektronike për fisklalizimin e bizneseve. Ky shërbim është aktualisht shtetëror dhe administrohet nga AKSHI. Dhënia me koncesion tek privati ka rritur shqetësimet në lidhje me sigurinë e të dhënave sensitive pasi administrimi i tyre do të jetë i cënueshëm.

Duke marrë parasysh sulmet e fundit ndaj AKSHIT ku u publikuan të dhëna sensitive të mijëra qytetarëve shqiptarë.

AKSHI gjeneron certifikatën elektronike me një kosto vjetore për subjektet prej 4000 lekësh të reja.

Në këtë formë do të thyhet protokolli i sigurisë pasi çelësi elektronik i kryerjes së fiskalizimit i cili duhet të gjenerohet vetëm nga kompjuteri i bizneseve do të disponohet edhe nga koncesionari edhe nga AKSHI dhe Drejtoria e Përgjithshme Tatimore.

Kjo bën që faturat të kompromentohen nga palë të tjera që disponojnë çelësin e sigurisë. Biznesi s'do të jetë i aftë të provojë që faturat nuk janë lëshuar nga ai, sepse fatura do përmbajë vulën elektronike të biznesit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit