Shqipëria rrezikon të humbasë 130 MLN EURO për kapricon e Erion Veliajt!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 22.09.2022, 13:04

Qytetarët shqiptarë, mund të humbasin nga taksat e tyre më shumë se 130 milionë euro dhe e gjitha kjo për shkak të kapricove dhe inateve personale të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ky i fundit, i pakënaqur me linjën redaksionale të televizionit Oranews, angazhoi dhjetra prokurorë që të sulmonin pronarin e këtij televizioni.

Mirëpo, pas disa proceseve gjyqësore, çështja tashmë ka kaluar në arbitrazh dhe qytetarët shqiptarë mund të humbasin 130 mln euro, pasi dëmi i shaktuar nga sekuestrimi i bizneseve të Ylli Ndroqit, përllogaritet në këtë vlerë, madje edhe më shumë, sipas avokatëve të palës.

"Sipas dy ekspertizave kemi vlerësuar që shifra është 130 milionë euro të bazuar në dokumente dhe në analiza." – u shpreh avokati mbrojtës.

Pra, thënë shkurt, inati i Veliajt, dhe tekat e tij, si një politikan që merret personalisht me pronarët e mediave, mund t’u kushtojë shqiptarëve, qindra kilometra rrugë, dhjetra shkolla dhe shumë e shumë ndihma sociale.

Në çdo dalje televizive, Veliaj, përpiqet të luajë rolin e viktimës, si më i sulmuari nga politikanët, por harron se në tenderat e firmosura nga ai, leku i shqiptarëve derdhet lumë dhe të gjithë e dinë, që shumica e tyre shkojnë në xhepat e tij personalë dhe të miqve të tij oligarkë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit