Shqiptarja në Itali: Kisha dashuri të flaktë me burrin, por kunata më bëri magji dhe më ndau nga ai

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 22.09.2022, 12:38

Shumë herë kemi dëgjuar se magjia ekziston dhe se pasojat e kësaj vepre të konsideruar me fuqi të lashta, janë me të vërtetë të forta.

Ndonëse magjia thuhet se ishte më e praktikuar në lashtësi, si duket edhe në ditët e sotme kjo fjalë qarkullon dhe përdoret në disa forma.

Thuhet se në zona të thella, janë të moshuarat ato që e praktikojnë më shumë për qëllime të caktuar.

Për magjinë ka folur edhe një shqiptare në Itali me emrin Bukuria.

Në “Aldo Morning Show” Bukuria dha mendimin e saj për martesat me diferencë të madhe moshe, duke prekur edhe fenomenin e magjisë.

65 vjeçarja thotë se me ish-bashkëshortin e saj kanë pasur vetëm pak muaj diferencë, ndaj nuk është pro diferencave të mëdha.

Pas kësaj Bukuria zbulon edhe arsyen e divorcit që i dha fund një dashurie të flaktë me bashkëshortin.

Ajo ka deklaruar se ndarja nga buri i saj që ka pasur ka ardhur nga magjia që i ka bërë kunata e saj.

Bukuria: Ai ishte 6 muaj më i madh se unë dhe nuk ka thënë asnjëherë “hë moj mbylle gojën ti se je më e vogël se unë”. Asnjëherë. Ne ishim shokë, përqafoheshim më shumë, duheshim më shumë, kupton? Kam kaluar një jetë të mrekullueshme.

Albana Çaushaj: Po mund të duhesh edhe me një 6 vite më të madh.

Bukuria: U ndamë vetëm nga xhelozia sepse nuk më donin njerëzit e burrit se isha e bukur, isha nga një familje e lartë.

Edhe pse Aldo i dha si shembull rastin e Silvio Berlusconi me partneren e tij të re, Bukuria vazhdon t’i qëndrojë stoike mendimit të saj sepse mendon se nuk ka dashuri. Madje ajo dha edhe shembuj të mikeshave që janë martuar me partnerë 20 ose 30 vjet më të mëdhenj se ato.

Bukuria: Në mënyrë të përgjithshme flas, edhe që kam parë shoqet e mia, janë plakur përpara atyre që kanë marrë. Momenti më i bukur që është mosha 50 dhe ai që ëhtë 80, imagjinoje ça dashurie ka? Ça amore ka?

Aldo: Në moshën që të duhej, e kishe burrin, tani kur s’duhet, u ndave, apo jo?

Bukuria: Të thashë, mua ma bënë nga xhelozia. Ne duhemi akoma, por nuk duan të shkojmë me njëri-tjetrin se kam edhe një kunatë magjistare, ajo ma bëri të gjithën. Dalim në temë tjetër. Jemi të dy palët të penduar, jeta është e bukur njësoj, jo me më të madhe.

Aldo: E ke numrin e burrit?

Bukuria: Jo, kemi bërë paqe dy herë, imagjinoje, se e duam njëri-tjetrin. Nuk e di ç’ka bërë tani, nuk më intereson sepse vjen momenti, vjen koha që zemra të pushon së rrahuri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit