Qytetarit i dhunohet familja, kamerat filmojnë momentin/ Pse Bledi Çuçi hesht për skandalin në Babrru?

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 22.09.2022, 12:35

U bënë tre ditë që JOQ ALBANIA, ka ngritur alarmin për ngjarjen e ndodhur në Babrru, ku familja e një qytetari është dhunuar nga disa gangstera, të paprekshëm nga policia. Gëzim Neziri denoncoi se fajdexhiu po i merr pronën 700 mijë euro dhe gjithçka me ndihmën e shtetit.

Neziri rrëfen, se para disa vitesh, mori 100 mijë euro tek një person nga Lazarati, i quajtur Gafurr Buzheri. Pas një farë kohe, Neziri arriti të lante paratë që kishte marrë borxh, përpara noteres, me të gjitha procedurat e nevojshme.

Mirëpo, fajdexhiu i kishte vënë syrin ndërtesës 5 katëshe dhe nuk donte paratë. Kështuqë, fajdexhiu i ka zënë pronën dhe vazhdimisht dhunon denoncuesin dhe familjen e tij.

Edhe pse ngjarja është skandaloze, policia ende nuk ka reaguar. Bledi Çuçi i ka dhënë urdhër policëve që të dhunojnë adoleshentët në lagjet e Tiranës dhe të mos merret me gangsterat që dhunojnë qytetarët që kanë një punë të ndershme.

Është e frikshme se si shteti lë në harresë shqetësimet serioze të qytetarëve, ndërkohë që qytetari paralajmëron se do bëjë vetëgjyqësi nëse nuk reagon policia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit