Ahmeti kujton 24 vjetorin e rënies së Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.09.2022, 12:03

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti 24 vjetorin e rënies së Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit e ka përkujtuar si rënie heroike që do mbetet gjatë në kujtimet tona sepse e dështën lirinë më shumë se jetën.

Vitet ikin por veprimtarinë e tyre nuk do e harrojmë asnjëherë dhe shqiptarët do t’i kujtojnë përjetësisht, ka shkruar mes tjerave Ahmeti.

24 vite nga rënia e tyre heroike. Ideali i Fehmi dhe Xhevë Lladrovci për çlirimin dhe lirinë e popullit mbetet në kujtimet tona si sot, sepse e deshtën lirinë më shumë se jetën.

Vitet ikin por veprimtarinë e tyre nuk do e harrojmë asnjëherë dhe shqiptarët do t’i kujtojnë përjetësisht.

Lavdi veprës së Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit