41-vjeçari i futet ish-gruas shqiptare në dhomën e gjumit, tenton ta mbys me duar

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 22.09.2022, 09:45

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Heraklion të Kretës, Greqi.

Një grua 34-vjeçare nga Shqipëria, e cila po flinte në dhomën e saj të gjumit, në shtëpinë e saj, u tmerrua kur pa ish-burrin e saj në dhomë.

Burri ka tentuar të mbys shqiptaren, pra ish-bashkëshorten.

41-vjeçari ishte futur në shtëpinë e ish-gruas duke thyer derën e ballkonit dhe duke hyrë si hajdut në dhomën e gjumit të saj dhe më pas ka tentuar të mbys me duar ish-gruan.

Burri është arrestuar dhe do të dërgohet në prokurori, ndërsa 34-vjeçarja ka shpëtuar dhe ndodhet për mjekim në spital.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit