Prag tragjedie! Kamioni përplaset me mbikalimin në Sukth dhe e shemb, plagoset një person

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 22.09.2022, 08:29

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm të autostradën Durrës-Tiranë.

Në vendin e quajtur Sukth, shtetasi M.N, duke drejtuar një kamion ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me mbikalimin e këmbësorëve.

Ngjarja për pak mund të rezultonte në tragjedi pasi është shembur edhe mbikalimi i këmbësorëve.

Si pasojë e përplasjes është plagosur shtetasi H. D, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policise:

Durrës/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin e quajtur Sukth, shtetasi M.N, duke drejtuar një kamion ka humbur kontrollin mbi drejtimin e kamionit dhe për pasojë kamioni dhe është përplasur me mbikalimin e këmbësorëve.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjeri shtetasi H. D, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Nga përplasja e kamionit me mbikalimin e këmbësorëve është shembur mbikalimi i këmbësorëve, pa shkaktuar dëmë në automjete të tjera.

Shërbimet e Policisë, devijuan lëvizjen deri në pastrimin e plotë të rrugës.

Aktualisht qarkullimi i automjeteve në autostradën Durrës-Tiranë-Durrës, vijon pa probleme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit