Zbulohet arsyeja e ndarjes së Leonardo DiCaprios dhe modeles 25-vjeçare: Ai donte fëmijë, ajo karrierë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 22.09.2022, 07:54

Camila Morone ishte vetëm 20 vjeçe kur u lidh me aktorin Leonardo DiCaprio.

Kjo romancë zgjati vetëm pesë vite, pasi sapo modelja mbushi 25 vjeç, u njoftua ndarja e saj me aktorin.

Në media u përfol se arsyeja e kësaj ndarje është mosha, pasi besohej se DiCapro i do të dashurat nën 25 vjeç, por burime për gazetën britanike The Sun kanë theksuar se ylli hollivudian donte që të krijonte një familje me modelen, por ajo nuk ishte e gatshme të sakrifikonte karrierën për dëshirën e tij, ndaj dhe erdhi ndarja mes tyre.

Aktori dhe modelja u lidhën për herë të parë në dhjetor të 2017-ës.

“Ishte Camila ajo që e ndërpreu marrëdhënien me Leon sepse ai donte fëmijë ndërsa ajo karrierë. Ai ka arritur në atë pikë në jetën e tij ku dëshiron të ketë një familje. Por Camila ka punuar drejt ëndrrave të saj që 16 vjeç, kur ishte në filmin “Bukowski” dhe nuk mund ta linte ëndrrën në mes", shkruhet në The Sun.

Burimi theksoi se modelja është fokusuar në karrierën e saj si aktore dhe mendon se Leo, fituesi i çmimit Oscar, nuk bëri mjaftueshëm për ta ndihmuar atë të krijonte kontakte në Hollywood.

“Leo nuk bëri asgjë për karrierën e saj, ajo është më e mërzitur për këtë. Ai mund ta kishte prezantuar atë me njerëz dhe ta kishte futur në filmat e tij. Ajo dhe nëna e saj duan të arrijnë sukses në Hollywood. Ky ka qenë gjithmonë fokusi i nënës së saj".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit