20-vjeçarja injekton një produkt për buzët, reaksioni i fryn fytyrën në mënyrë të frikshme

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.09.2022, 01:54

Një studenteje 20-vjeçare i është fryrë fytyra në mënyrë të frikshme pas një reaksioni të rëndë alergjik ndaj një produkti për buzët.

Isis de Oliveira Almeida Pinheiro, Brazili verior, u përball me reaksionin e tmerrshëm pasi injektoi hialuronidazë(injeksioni) në buzë në fillim të këtij muaji.

Isis-it i duhej të injektonte këtë produkt për të shpërndarë mbushësin e buzëve në mënyrë të barabartë në buzët e saj.

Në fillim u përpoqëm t'i jepnim formë, sepse acidi hialuronik në ditët e para mund të formësohej, por kishte një akumulim të tepërt të produktit dhe nuk funksionoi. Ne gjithashtu u përpoqëm ta shponim për ta shtrydhur, por nuk funksionoi. Pastaj aplikova hialuronidazën, e cila më vonë më shkaktoi reaksionin alergjik. Fytyra filloi të më fryhej në mënyrë të pakontrolluar.
Brenda një ore e gjithë fytyra mu fry. Shkova me nxitim në spital dhe më dhanë ilaçe. Isha shumë e frikësuar sepse ndodhi shumë shpejt. Dhe ndjeja shumë dhimbje. Më dhimbte goja shumë, nuk shihja se syri më ishte mbyllur shumë.

Asaj iu deshën katër ditë që fytyra të kthehej në normalitet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit