“Boshatisi” 11 banka dhe lojëra fati në Greqi, në pranga 42-vjeçari shqiptar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.09.2022, 00:35

Një 42-vjeçar shqiptar dhe një 22-vjeçar bullgar janë arrestuar së fundmi nga policia greke pasi akuzohen për vjedhje.

Sipas mediave në Greqi, dy të arrestuarit akuzohen për grabitje të bankave dhe degëve të lojërave të fatit. Policia greke thotë se 42-vjeçari me origjinë shqiptare është autori i 11 grabitjeve në banka dhe degë lojërash fati në zona të ndryshme të Atikës. I arrestuari ka hyrë me kapele dhe maskë në ambientet e mësipërme dhe i ka grabitur me armë.

Deri më tani është konstatuar pjesëmarrja e 22-vjeçarit bullgar në një grabitje banke, ndërsa po hetohet edhe përfshirja e tij në të tjera.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit