“Një pajisje kishte probleme”/ Kjo është britanikja që u mbyt në Sarandë, zbardhet dëshmia e të dashurit të saj

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.09.2022, 23:22

Rebecca Gannon ose “Beccie” siç njihet ndryshe nga miqtë e saj është 29-vjeçarja britanike e cila vdiq të hënën gjatë nje zhytjeje në Sarandë.

29-vjeçarja nga Stone në Staffordshire vdiq pasi hasi vështirësi në eksplorimin nënujor me të dashurin e saj prej Robert Kerans.

Pas ngjarjes së ndodhur pasditen e së hënës në brigjet e Sarandës, policia ka arrestuar pronarin e qendrës së zhytjes Spiranca, i cili quhet Saimir Kushova, 45 vjeç. Zyrtarët thanë se ai po mbahet nën dyshimin për shkelje të rregullave të shëndetit dhe sigurisë në punë dhe punësimin e një instruktore zhytjeje jo të kualifikuar të quajtur Gerta Brozi.

I dashuri i viktimës, Robert Kerans thotë se ai dhe e dashura e tij kishin një certifikatë zhytjeje PADI(lloji certificatës) kur ndërmorën zhytjen në Sarandë:

Unë dhe Rebecca mbërritëm në qendër dhe plotësuam një formular. Kemi qenë rreth 12 persona bashkë dhe kemi qenë tre instruktorë njëri prej të cilëve fliste shumë mirë anglisht dhe që unë e njoh, është Gerta Brozi.
Ajo kontrolloi pajisjet, por dukej se nuk i kushtoi shumë vëmendje. E di që kishte një problem me pajisjet e Rebekës, por Gerta tha se ishte zgjidhur. Ne hymë në ujë, por nuk e di nëse problemi u rregullua. Ne kishim hyrë mjaft thellë dhe një nga grupi kishte probleme me presionin dhe doli në sipërfaqe.
Nuk mund ta shihja Rebekën kur isha në ujë pasi dukshmëria nuk ishte shumë e mirë. Duhet të kem qenë në ujë për rreth 25 minuta dhe kur dola në sipërfaqe pashë një varkë policie pranë nesh dhe atëherë kuptova se diçka e keqe kishte ndodhur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit