Përplasen dy makina në aksin Elbasan-Peqin, një i vdekur dhe dy të plagosur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.09.2022, 22:40

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Peqin. Mësohet se në aksinrrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Karin, Peqin, një mjet tip “Benz” është përplasur me një mjet tip “Volkswagen “.

Nga përplasja e dy automjeteve ka humbur jetën shoferi i “Benzit” dhe janë plagosur dy pasagjerë të cilët janë transportuar në spital. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti tragjik.

Njoftimi i policisë:

Peqin/ Informacion paraprak/ Më datë 21.09.2022, rreth orës 21:40, nē aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Karin, Peqin, mjeti tip “Benz” është përplasur me mjetin tip “Volkswagen “, dhe për pasojë ka ndëruar jetë drejtuesi i mjetit tip”Benz”, si dhe janë dëmtuar dhe dy pasgjerë të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjeksore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit