Alarmi për salsiçet “Wudy”, mjeku: Bakteri shkakton dhimbje barku, të vjella e temperaturë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.09.2022, 22:35

Ditën e sotme Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi për praninë e një bakteri të rrezikshëm në disa prodhime të markës së salsiçeve Wudy që shiten në Shqipëri dhe shumë shqiptarë i konsumojnë.

AKU njoftoi se bakteri “Listeria monocytogenes” gjendet në këto lloje salsiçesh duke përbërë rrezik për shëndetin e njerëzve.

Mjeku infeksionist Gent Stroni gjatë një interviste televizive ka treguar ky lloj bakteri prek traktin tretës duke shfaqur shenja si dhimbje te forta barku, te vjella dhe temperature.

Listeria monocytogenes, janë disa tipe listeriesh por kjo është më e përhapura dhe problematikja për shëndetin e njeriut. Jep problematika në traktin tretës, në pjesën e sipërme të zorrëve dhe ndër shenja kryesore ka krampe të forta muskulare pra dhimbje barku, diarre të shpeshte të ujshme dhe mund të japi të vjella të shumta të shoqëruara dhe me temperaturë.

Ai tha gjithashtu se nëse produktet gatuhen mirë, bakteri listeria nuk përbën rrezik pasi shkatërrohet nga temperatura e lartë.

Listeria ka jetëgjatësi në produktet që ruhen në frigorifer, zakonisht mund të jenë produktet e bulmetit por dhe sallamrat, kremvice dhe qëndron deri në temperaturë -3 gradë prandaj është rezistente në pjesën e frigoriferit. Në rast se produktet që konsumohen do ishin të gatuara mirë, atëherë nuk kemi probleme shumë të madh se nëse kalon në temperatura të larta shkatërrohet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit