Vendi në krizë ekonomike, Tan Agolli shpërdoron 4.3 milardë për rrugët që të çojnë tek Auto-Moto Park

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 21.09.2022, 22:22

Në një kohë që vendi është në krizë ekonomike për shkak të rritjes pa fund të çmimeve të ushqimeve bazë nga dita në ditë, drejtuesi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit duket se ka prioritete të tjera. Dritan Agolli në vend që të ishte pas hekurave pasi i dha tenderin e menuve të 100 fshatrave kuzhinierit Alfio që punonte në restorantin e tij, vazhdon të na çudisë me “perlat” e tij.

Në fakt është paradoksale se si një institucion që ka emrin “Fondi shqiptar i Zhvillimit” harxhon shifra të tilla kolosale për ndërtimin e dy segmenteve të dy rrugëve që lidhin rrugët nacionale me pistën e një Auto-Moto Parku.

Kjo pistë njihet zyrtarisht me emrin Auto-Moto Park me vendndodhje në Bashkinë e Elbasanit. Më konkretisht bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-38463-08-12-2022 dhe me objekt “Ngritja e infrastrukturës mbështetëse në funksion të kompleksit multi-funksional për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm të motorizimit, Auto-Moto Park, në Bashkine Elbasan-Loti 1:Rruget e Aksesit (Rruga Nezir Muzhaqi,seg I dhe Rruga Zija Luniku, seg II).

Fondi limit i tij është 547,562,825 lekë të reja pa TVSH ose rreth 6.5 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Duke shfletuar dokumentacionin e procedurës shikohet se fitues është shpallur bashkimi i operatorëve “S.M.O. UNION” (në pronësi të Xhevat Vataksi, Fernand Nuha dhe Mehdi Shabani) + “BLERIMI” (në pronësi të Besmir dhe Behexhet Uruçi) + “SMO VATAKSI” (në pronësi të Xhevat Vataksi).

Vlera e ofruar prej tyre është 357,898,107 lekë të reja pa TVSH ose rreth 4.3 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Ndërkohë vihet re se një tjetër firmë ka dhënë ofertë më të ulët por nuk është marrë në konsideratë nga Tan Agolli.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit