Njohës i gjuhëve të huaja dhe baba i 4 fëmijëve, si u shndërrua Martinaj në një nga emrat më të njohur të krimit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.09.2022, 21:56

Ervis Martinaj i cilësuar si “boss” i lotove dhe emër i njohur i botës së krimit është i shumëkërkuar i policisë dhe drejtësisë shqiptare pasi emri i tij rezulton i përfshirë në disa ngjarje kriminale të viteve të fundit.

Martinaj ka lindur në tetor të vitit 1982 në Burrel. Pak kohë më vonë familja e tij u zhvendos në Kurbin ku aty ai u rrit. Mediat kanë zbuluar se familja e tij është me origjinë nga Mali i Zi dhe se ata janë marrë me biznes edhe para shumë vitesh.

Familja e Martinajt njihej si një familje me autoritet dhe me zë në zonën ku ata banonin. Martinaj duke qenë djali i vetëm në familjen e tij ka patur privilegjin dhe shansin që të kryente një pjesë të shkollimit në Itali.

Pavarësisht shkollimit, njohjes së disa gjuhëve të huaja dhe një ekonomie mjaft të mirë familjare, Martinaj vendosi t’i futej edhe botës së krimit duke u shndërruar në një nga personat më të përfolur.

Ervis Martinaj është martuar që në moshë të re dhe është babai i katër fëmijëve të mitur.

Për herë të parë, emri i Martinajt është përmendur në vitin 2013 kur ai ka nisur të krijojë armiqësitë e para të mëdha. (Më 23 tetor 2013, në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, Elvis Doçit dhe kushëririt të tij, iu bë atentat me armë. Një ditë më vonë, Doçi ndërroi jetë. Akuzat, ranë menjëherë mbi Martinajn sa i përket ngjarjes, por kurrë nuk u vërtetuan.)

Kjo ngjarje e vitit 2013 do të niste edhe ciklin e përgjakshëm të dhunës, ku në sfond do të jetë gjithmonë emri i tij dhe lufta për sundimin e lojërave të fatit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit