Me kapele dhe bluzë të bardhë: Publikohen pamjet e fundit të Ervis Martinajt me policin Lami dhe missin shqiptar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.09.2022, 20:51

Ervis Martinaj, një emër i shumëkërkuar i policisë dhe drejtësisë shqiptare rezulton i zhdukur prej disa muajsh. Për herë të fundit ai është parë nën shoqërinë e ish-policit Jeton Lami dhe një vajze e cila është figurë e njohur publike.

Ditën e sotme në një emision televiziv janë publikuar pamjet e fundit të Martinajt më datë 5 gusht në orën 21:15 në një nga hotelet e njohura në zonën e bregdetit të Durrësit.

Martinaj shfaqet nën shoqërinë e vajzës e cila thuhet se ka fituar një konkurs bukurie në vendin tonë. Ndërkohë ka qenë Lami ai që ka hyrë brenda në hotel dhe ka rezervuar një dhomë me emrin e tij dhe numrin personal të telefonit.

Pas këtij momenti, oficeri i policisë është larguar nga hoteli dhe është kthyer të nesërmen ku ka marrë me makinë Martinajn dhe vajzën që e shoqëronte.

Ky është edhe momenti i fundit ku është parë Martinaj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit