Në depresion se nuk i rinovohej viza, shqiptari hidhet nga ura në Angli dhe vdes

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.09.2022, 20:12

Një 37-vjeçar shqiptar i identifikuar si Mirsad Selgjekaj ka humbur jetën në prill të këtij viti pasi është hedhur nga një urë në Angli.

Sipas mediave angleze shqiptari që cilësohej si "i lumtur dhe i buzëqeshur" u transferua në Mbretërinë e Bashkuar për një jetë më të mirë. Por kur hasi vështirësi në rinovimin e vizës për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar ai ndërmori aktin e rëndë.

Në fillim të këtij viti shëndeti mendor i shqiptarit filloi të përkeqësohej pas shqetësimeve nëse do të ishte në gjendje të qëndronte në Angli dhe të merrte rinovimin e vizës.

Një natë para vdekjes së tij, Mirsadi ishte dërguar në aeroportin Stansted nga familja për të shkuar në Itali për të parë vëllain e tij. Por në mbrëmjen e 22 prillit, pasi Mirsadi fluturoi për në Itali atij iu ndalua hyrja dhe u detyrua të kthehej në Britani me një avion i cili mbërriti pak pas orës 6 të mëngjesit.

Për shkak të telefonit të fikur prej baterisë Mirsadi nuk kishte si të kontaktonte me familjen e tij, e cila më vonë mori vesh në lajmin se një person kishte rënë nga një urë në A120.

Mirsadi u shpall i vdekur në vendngjarje. Autopsia doli në konkluzionin se ai kishte humbur jetën si pasojë e plagëve të shumta që kishte marrë gjatë rënies.

Në gjykatë u lexua një letër nga familja e Mirsadit ku thuhej se ai kishte kaluar një jetë të lumtur në Shqipëri ku kishte punuar si shofer privat dhe se ishte "shumë i afërt" me nënën dhe babain e tij. Por për të krijuar një jetë më të mirë ai kishte ardhur në Britani.

Pjesë nga letra e familjes së shqiptarit:

Mirsadi aplikoi për vizë për të qëndruar në Britani por kishte vështirësi për rinovimin e saj. Ai ishte në depresion dhe ankth. Ai ishte paranojak. Nuk do ta kishim besuar kurrë që Mirsadi mund t’i jepte fund jetës, nuk ishte pjesë e karakterit të tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit