Pas Shqipërisë edhe Kosova tërheq nga tregu salsiçet “Wudy”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.09.2022, 19:34

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës(AUV) ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të sallameve dhe salsiçeve “Wudy”.

Ky njoftim i AUV vjen pasi në produktet e kësaj marke në vendin tonë u konstatua prania e një bakteri të rrezikshëm për shëndetin e njeriut.

AUV menjëherë pas marrjes së informatës nga media se në produktet e prodhuesit AIA brendi ‘Wudy’, vendi i origjinës Itali, dyshohet për prani të bakterit Listeria në disa llote prodhimi, ka filluar gjurmimin për identifikimin e të gjitha llojeve të produktit të importuar në Kosovë nga ky prodhues.

Nga të dhënat e kontrollit kufitar dhe ato të marra nga importuesi-distributori për Kosovën është konstatuar se disa nga këto produkte të markës “Wudy”, gjenden edhe në Kosovë. Sipas AUV urdhri për tërheqjen e produkteve “Wudy” vlen deri në një vendim tjetër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit