Askush nuk kujtohet për rrugët e prishura të Yzberishtit, qytetari invalid merr lopatën për të mbyllur gropat

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.09.2022, 18:37

Tirana, kryeqyteti i Rinisë ka pafund problematika: rrugë të pashtruara, mungesë uji, kosha plehrash të tejmbushur e shumë më tepër se kaq.

Duke ditur që kryebashkiaku e ka mendjen vetëm të dhurojë “show” në media e televizione qytetarët janë të detyruar të ndërhyjnë vetë për të rregulluar problematikat në komunitetin ku jetojnë.

Në zonën e Yzberishtit, një banor i cili ka status invalidi ka vendosur t’i vijë në ndihmë komunitetit ku jeton duke rregulluar gropat e rrugës.

Në pamjet e mbërritura në redaksinë tonë mund të shihni se si qytetari në fjalë përpiqet të mbyllë gropat në mes të rrugës pasi askush nga shteti nuk kujtohet për diçka të tillë. Me një lopatë e një kazmë në dorë ai përpiqet të kontribuojë sado pak në rregullimin e rrugës ku banon.

Shembulli që ky qytetar përcjell na rikujton edhe njëherë faktin se kryebashkiaku ynë e ka mendjen vetëm te tenderat miliona eurosh e jo te qytetarët dhe hallet e tyre.

Mesazhi i mbërritur në redaksinë tonë:

Pershendetje JOQ,Ky eshte nje banor invalid zones Yzberisht perpiqet te mbyll gropat ne rruge pasi mungesa e shtetit duket qarte.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit