Vazhdon revolucioni te Barcelona, gati një tjetër largim i rëndësishëm

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 21.09.2022, 16:56

Barcelona po vazhdon revolucionin gradual në ekip dhe i radhës largim duket ai i Sergi Busketsit në verën e ardhshme.

“Todofichajes.com” shkruan se katalanasit kanë piketuar si pasues të tij italo-brazilianin, Jorginho, i cili nuk ka rinovuar kontratën me Chelsean që i skadon qershorin e ardhshëm.

Synimi i klubit katalanas është të arrijë nënshkrimin e lojtarit që në fund të janarit.

Në korrik të vitit të ardhshëm, Buskets do të mbushë 35 vjeç dhe nëse nuk i vjen oferta e duhur mund të vijojë karrierën në Shtetet e Bashkuara.

Sidoqoftë, synimi i spanjollit duket qëndrimi në Europë për të paktën një sezon.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit