Dokumenti/ Përfaqësuesi i Bashës në KQZ u pagua nga inceneratorët 1 muaj pas humbjes në 25 prill

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 21.09.2022, 16:52

Më 25 prill 2021, Basha humbi për herë të dytë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, ndërsa kjo disfatë për Lulzimin, i dha Ramës një mandat të tretë për të qeverisur vendin.

Në shumë debate politike lidhur me humbjen e këtyre zgjedhjeve nga ana e PD janë ngritur dyshime të forta mbi mënyrën se si PS fitoi zgjedhjet në prillin e vitit 2021.

Për këtë, SYRI ka siguruar një dokument ku tregon me fakte se ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bashkëpunuar me kryeministrin rilindas, Edi Rama për të humbur zgjedhjet e përgjithshme që u mbajtën vitin e kaluar më 25 prill.

Këtë e fakton dokumenti i cili tregon se 1 muaj pas humbjes së zgjedhjeve në 25 prill, pronari i kompanisë ‘B8 K Legal & Tax Consulting’, Ledio Braho, ka marrë 9 milionë lekë nga inceneratorët.

Vlen të theksohet se Braho është edhe përfaqësuesi ligjor i siglës së Partisë Demokratike në KQZ i dërguar nga Lulzim Basha.

Ky i fundit i cili mban aktualisht postin e anëtarit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe që përfaqëson PD, ka marrë shumën prej 9 milion lekësh më 29 qershor 2021.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit