Tha se do të vriste 2-3 armiq rusë, UEFA merr vendimin për trajnerin e Ukrainës

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 21.09.2022, 16:00

teksa lufta në Ukrainë vijon ende, trajneri i kombëtares së futbollit të këtij shteti, Oleksandr Petrakov, është gjobitur dhe paralajmëruar nga UEFA për deklaratat diskriminuese kundër Rusisë

Ai ai shprehu dëshirën për të rrëmbyer armët dhe luftuar kundër ushtrisë ruse në Ukrainë. 65-vjeçari tha për “The Guardian” në prill se “nëse rusët do të hynin në Kiev, atëherë unë do të marr një armë dhe mbroj qytetin tim.

"Mendoj se mund të ekzekutoj dy apo tre armiq”, tha ai. Kjo deklaratë solli reagimin e Federatës Ruse të Futbollit, që e denoncoi në UEFA, duke e akuzuar Petrakovin për gjuhë diskriminuese ndaj vendit të tyre dhe shkeljen e neutralitetit politik.

Rusia kërkoi pezullimin e tij. Nga ana tjetër, UEFA thjesht e paralajmëroi Petrakovin për deklaratën e tij dhe i vendosi atij një gjobë të vogël, e cila u pagua nga federata.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit